FSHV kërcënon t’i bashkohet kampionatit kosovar

Lexo

(Video) Vllaznia, shpallet kampione në Gjimnastiken Artistike. Trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, përsërisin suksesin e vitit të kaluar!

Për ekipin e Vllaznisë, Gjimnastika Artistike është shndërruar në një passion dhe burim suksesesh. Për të dytin vitë me...

Longo: “Nuk kemi marrë atë që kemi merituar por ky është futbolli”

Trajneri i Flamurtarit, Diego Longo, foli pas humbjes me Korabin me rezultatin 1-2:“Kemi parë një ndeshje që luajtëm vetëm...

Kumbarçe: “Fitore e merituar, kjo fitore shkon për kapitenin. Do doja të ndesheshim me Erzenin”

Korabi arriti të kualifikohej në finalen e “play off” dhe tani do të presë se cila skuadër do të...

Volejbolli shqiptar, ashtu si edhe skuadrat e tjera të lojrave me dorë vazhdon të jetë i penalizuar nga Ministria e Shëndetësisë për shkak të Covid-19 duke mos u lejuar në luajtjen e kampionatit kombëtar në Shqipëri. Situata në fjalë ka krijuar pakënaqësi të mëdha tek komuniteti i volejbollit, ndërkohë që po mendon seriozisht t’i bashkangjitet kampionatit të Kosovës. Shqetësimit në fjalë i është bashkangjitur edhe Federata Shqiptare e Volejbollit, e cila nuk do të gjejë zgjidhje pranë strukturave të qeverisë shqiptare do të mbështesë plotësisht propozimi në fjalë. Burime zyrtare pranë kësaj federate bëjnë me dije se nga ana e tyre i kanë bërë të gjithë hapat e nevojshëm për këtë kauzë, ndërsa pas përgjigjes negative që morëm së fundmi, i kanë kërkuar takim urgjent Ministrisë së Shëndetësisë. “Duam që të na argumentojnë pse volejbolli është sport i rrezikshëm dhe transporti publik, kafenetë apo sportet e kontaktit si futbolli nuk janë. Ne mendojmë se ata nuk janë thelluar në vendim e marrë dhe mbi të gjitha na duket një përgjigje shabllon, duke i grupuar të gjitha sportet bashkë”, janë shprehur për mediat presidenti Pëllumbi dhe sekretari Vokopola. Duke marrë si shembull Kosoven ku atje kampionati i lojrave me dorë po luhet normalisht, ato kanë paralajmëruar se mund ta transferojnë kampionatin shqiptar atje. “Ne do t’i shikojmë të gjitha mundësitë që volejbolli të luhet dhe nuk do të lejojmë që ky sport të vdesë. Në qoftë se nuk arrijmë të kuptojmë logjikën që volejbolli nuk është sport i rrezikshëm, ne do të shfrytëzojmë të gjitha hapësirat për të zbritur në parket. Kështu që do të diskutojmë edhe këtë opsion me klubet për t’u bërë pjesë e kampionatit kosovar, në mënyrë që volejbolli të vazhdojë të luhet”, kanë sqaruar më tej ato.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -