Tirana dhe Vllaznia përballen sot në pallatin e sportit të kryeqytetit në kuadrin e javës së katërt të Kampionatit Kombëtar të Futsales. Dy skuadra këto pretendente për të fituar titullin kampion, të cilat sa herë janë ndeshur kanë dhuruar spektakël.
E konsideruar si ndeshja më e rëndësishme e javës, klasikja e futsales shqiptare, edhe kjo e sotmja pritet të jetë e nivelit të lartë. Kuqeblutë vijnë në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi, me Partizanin në transfertë dhe Forcat e Armatosura në shtëpi, ndërkohë që kërkojnë të mposhtin edhe Tiranën.
Në prag të kësaj sfide, ka folur kapiteni i Vllaznisë Alsid Tafili, i cili është njëkohësisht edhe trajneri i kësaj skuadre, Alsid Tafili. Ndër të tjera, Tafili, thotë se skuadra është përgatitur me përkushtim gjatë të gjithë javës, ndërkohë që thekson se dy fitoret radhazi në kampionat kanë dhënë efektin e duhur pozitiv në karikimin e skuadrës, e cila këtë sezon synon titullin kampion.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë në futsal, Alsid Tafili, si dhe pamje nga seanca e fundit sërvitore anti-Tirana, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.