Shtatë vite më parë do të ndahej nga jeta ish futbollisti i Vllaznisë dhe i kombëtares së Shqipërisë, Zamir Shpuza. Një figurë kjo e njohur sportive që pati një karrire sportive edhe në Mal të Zi duke luajtur me ekipin e Buduçnostit të Podgorices, ndërkohë që në Gjermani, aty ku edhe jetoi deri sa ndërroi jete vijoj me një karriere brilante, jo vetem si futbollist, por edhe si trajner dhe menaxher futbolli.
Në shenjë respekti ndaj kësaj figure të spikatur futbollistike, në këtë përvjetor të shtatë të ndarjes para kohe nga jeta në moshen 46 vjeçare, kolegë dhe bashkohës të tij në vite në Shkodër dhe Gjermani, por edhe sportdashës dhe miq të afërt të të ndjerit Shpuza, nuk ngurojnë që me postimet e tyre në rrjetet sociale të risjellim në vemendje vlerat e këtij ish futbollisti.
Pjesë e tyre është edhe i vëllai i Zamirit, apo “Totus”, siç njihej në shoqëri, Luan Shpuza, edhe ky ish futbollist dhe aktualisht edhe trajner dhe manaxher sporti duke vijuar kështu traditen e vëllait të tij në këtë fushë.
Për t’u theksuar është se në Shkodër funksion edhe një Akademi Futbollit “Shpuza”, e ngritur nga dy vëllezërit, inciator i së cilës ishte Zamiri dhe administrohej në qytetin verior nga Luani. Por, tashmë, pas ndarjes nga jeta të Zamirit, ajo është shndërruar me emrin e ri, Akademia e Futbollit “Zamir Shpuza”, pjesë e cilës janë edhe djemtë e të dy vëllezërve Shpuza, të cilët, sipas specialistëve të futbollit spikasin për të ardhmen e tyre në fushën e futbollit.