Thursday, April 18, 2024

Futboll moshat-Kupa e Shqipërisë, ekipet e Vllaznisë U-17 dhe U-19 kualifikohen në turin e dytë

Lexo

Futbolli i moshave, kategoria Superiore U-17 dhe U-19 e ka filluar vitin 2021 me aktivitetin e Kupës së Shqipërisë. Aktivitet në të cilin, përpos dy ekipeve të Akademisë Vllaznia U-17 dhe U-19 konkurojnë edhe ekipet e tjera të moshave të futbollit shkodran, si  Shkodra, AAS, FC Djelmnia Shkodrane 2017, FC Scutari. Kjo fundjavë ka rezervuar ndeshjet e turit të parë, ndeshjet e së cilës janë zhvilluar që të gjitha në fushën e kompleksit sportiv të ekipeve kombëtare në Kamëz. Dy ekipet e Akademisë Vllaznia, U-17 dhe U-19 kanë pasur përballë Kinostudion dhe Turbinën, ndeshje të cilat kanë folur tërësisht në favorin e ekipeve kuqeblu, të cilat në përfundim të ndeshjeve dolën fitues me rezultain 3 me 0 ekipi U-17 dhe 8 me 0 ai U-19.

Të parët në fushën e lojës janë paraqitur 17 vjeçarët e drejtuar nga trajnerët Brikeno Bizi dhe Denis Zmijani, ku megjithë përpjekjet e shumta për të gjetur golin e avantazhit, pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, 0 me 0. Pjesa e dytë është krejt tjetër për Vllazninë, e cila jo vetëm që zhbllokon rezultatin, por ka edhe një ritëm më të lartë në lojë. Si rezultat i kësaj loje vijnë edhe tre golat, njëri më i bukur se tjetri me autor Zaganjorin, Boshtin dhe Halilin që mbyllin të gjithë ndeshjen me rezultatin 3 me 0 në fitim të tyre.

Ndërkohë, po në të njëjtën fushë, menjëherë pas 17 vjeçarëve, është skuadra tjetër e Akademisë Vllaznia, ajo U-19, e cila e drejtuar nga trajnerët Luan Zmijani dhe Gjon Kola bëjnë të njëjtën si kolegët U-17, por me vetëm me një ndryshim, sepse ato tundin plot 8 herë rrjeten kundërshtare. Katër nga tetë golat e shënuar për kuqeblutë kanë për autor Smajlin dhe Elbasanin që regjistrojnë nga dy gola secili. Ndërkohë, që katër golat e tjerë mbajnë firmat e Nikajt, Bizit, Keshtajakut dhe Muratajt. Me këto fitore, dy ekipet e Vllaznisë U-17 dhe U-19 janë kualifikuar për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë duke pasur në objektivin e tyre ecurinë me këtë ritën edhe në turet e tjerë drejt fitimit të trofeut të Kupës së Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img