Monday, November 25, 2024

Daja, analizon derbin kryeqytetas. Trajneri i Partizanit mendon se skuadra e tij luajti më shumë se sa Tirana në fushën e lojës

Lexo

“Kemi humbur një derbi ku ka qenë një episod që më vjen keq që një mbrojtës me eksperiencë si Belica pa rrezikshmëri në atë situatë, sulmuesi me kurriz dhe është me kohë vonesë. Na vjen sinqerisht keq, nuk dua të justifikohem për mungesat që kishim se pavarësisht se nuk kemi qenë ku duhet në mbështetjen në zonën e golit. Por pothuajse në 90 minuta e kemi mbajtur kundërshtarin në gjysmëfushën e vet.”, u shpreh tekniku i të kuqve, Ilir Daja pas ndeshjes.

Në vijim  duke analizuar derbin kryeqytetas, ai thotë: “Do të thoja që nëse ne nuk do të kishim bërë gjë në derbi në raport me Tiranën do të thosha që kjo dozë e shtuar nga ana psikologjike sigurisht do të ndikonte. Por të vjen keq të humbësh një derbi me një penallti të tillë me lojtarë që janë të rinj, disa e kishin për herë të parë derbin, me një moshë mesatare shumë të re, qoftë ata të formacionit, qoftë ata nga stoli, për arsye edhe të mungesave që kishim. Por besoj që do të dalim nga kjo gjendje, mosmarrje rezultatesh, se në fund fare, asnjë nga ekipet nuk na ka dominuar.

Po të shihni edhe qëndrimin e Malës 90 minuta, ishte arsyeja se ishte sulmuesi i vetëm që kishim në dispozicion ndaj nuk u ndërrua. Kur flasim për disa që bëjnë diferencën si Belica, Mala apo ndonjë tjetër, sigurisht që do të kërkonim më shumë që ndoshta një organizim më mirë në mesfushë mundej që Zhuniorin dhe Filipoviç ta shtynin më afër zonës së golit. Por Zhunior kthehet shpeshherë sepse mungon pasim i vertikal nga mesfushorët dhe shërbimet nga linjat anësore që duhet të jenë më sipër në marrjen e hapësirave.

Na duhej një lojtar të nxirrnim topin nga poshtë dhe lojtari më i mirë në dispozicion ishte Mala, Mund të nisnim edhe me Maget, por në një derbi me shumë të ri, të them të drejtën në start nuk mund ta bazosh lojën te lojtarë që janë në këtë moshë, Maguet është vetëm 18-vjeçar.”

Daja, gjithashtu ka sqaruar edhe situatën rreth Herald Marku, titullarin që sezonin e kaluar luajti tek Vllaznia, por këtë sezon tek Partizani, nuk është përshtatur akoma me skuadrën. “Marku, ka qenë lojtar formacioni titullar edhe në Shkodër, edhe te Partizani ka startuar, ka pasur disa ndeshje që ndoshta nuk është përshtatur mirë me ritmin që kërkojmë ne nga mesfushorët. Sigurisht që është një lojtar që mund të na shërbejë ashtu siç ishte në fillim kur ishte titullar. Por ndryshon edhe mënyra e stili i lojës në raport me atë që ka bërë vitin e kaluar.”, tha Daja.

ËKemi gjëra për të rregulluar por do të thosha vetëm për një pjesë të parë që Kukësi ishte dominues ndërsa në gjithë lojërat e tjera, në pjesën më të madhe të minutazhit kemi qenë ne që dominuam. Dhe kjo na jep shpresë që ndoshta rikuperimi i pikëve mund të na japë qetësi dhe të shkojmë aty ku pretendojmë me grupin që kemi.

Nëse ne nuk do të kishim bërë edhe gabim që bëmë sot, do të kishim shumë më tepër pikë. Nëse do të shfrytëzonim raste para portës, se jemi ekipi që godasim më shumë portën kundërshtare, do të thosha që do të kishim shumë më tepër pikë se sa kemi se janë fitore të munguara që nga e para e deri më sot. Ekipi ka prodhuar por ky lloj tensioni nga ana psikologjike për mungesën e fitores, ndoshta shton pak edhe dozën e konfuzionit se kur afrohemi te porta e shprehim dhe finalizimi është diçka që do ta rregullojmë. Do të mundohemi të rikuperojmë me pikë në pozicionin që kemi në renditje”, përfundoi, tekniku Daja.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img