Saturday, November 23, 2024

Duro: Vllaznia, ka probleme menaxhimi!

Lexo

Për Shpëtim Duron, ish futbollist dhe ish trajner i Partizanit dhe i kombëtares shqiptare, i cili në karrieren tij sportive ka drejtuar shumë ekipe të Superiores, përfshirë edhe Vllazninë, në kampin kuqeblu ka probleme.

Komentet e tij, Duro i bëri menjëherë në studion e Neës 24, ku analizoi javën e tetë të kategorisë Superiore, si dhe takimin përmbyllës të kësaj jave, Egnatia-Vllaznia që u mbyllë në barazim 1 me 1.

”Barazimi sot i shkon përshtat skuadrës së Egnatias, dhe jo pozitiv për Vllazninë duke pasur parasysh dhe objektivat. Vllaznia është në krizë rezultatesh, skuadër që është nisur si favorite për titullin, dhe në 3 sfida ka shënuar vetëm 1 gol. Është skuadër që po ndëshkohet shumë, po pëson dhe është në pozita jo të mira pas këtyre ndeshjesh. Aty duken që kanë probleme menaxhimi, të lojtarëve të skuadrës. Kur ke shumë mbipopullim, është shumë e vështirë për t’i menaxhuar. Dhe rezultatet negative hapin probleme të shumta. Vllaznia ka kontingjent, por nuk ka marrë atë që duhet të marrë.”, tha Duro.

Ndërkohë, duke komentuar gjestin e Latifit me reagimin e ashpër që bëri pasi traneri Brdariç e ndërroi në pjesën e dytë, Duro, tha:” Jam trajner vet dhe në këto momente i jap të drejtë Brdariçit. Veprimi i Latifit nuk është i mirë, kur e shikon mbrapa bëhet pishman. Në pjesën e dytë, Latifi po krijonte shumë rrezikshmëri, që e theksoi dhe vetë trajneri i Egantias, tha u qetësova kur doli. Veprimi që bëri nuk është i drejtë.”

Ndërsa, sa i përket aleancave të përfoluara ditët e fundit duke shigjetuara atë mes Tiranës dhe Dimanos, Duro nuk është i këtij mendimi. “Kam 25 vite që jam në Superligë, mund të ketë ndonjë aleancë në fund kur skuadrat janë jashtë objektivat. Unë jetoj në Tiranë, njoh nga të dyja ekipet, ishte hakmarrje nga Tirana. Dhe ndeshja e dytë e Kupës do të jetë e luftuar, dhe nuk ka kurrë aleanca në fillim të kampionatit”, u shpreh, Shpëtim Duro në analizën e bërë për javën e tetë të Superiores, përfshirë edhe atë, Egnatia-Vllaznia, ku u ndal më tepër.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img