(Video) BOKS-Nelson Hysa nuk ia del, dëmtimi në krahun e djathtë, detyron tërheqjen në raundin e dytë. Nuk ka Fair Play, kundërshtari e godet edhe në tërheqje!

Superdueli i boksit profesionist që konkurohej për titull bote të peshës së rëndë në mes kampionit shkodran Nelson Hysa dhe kordo-gjermanit Agit Kabayel është mbyllur me fitoren e Kabayel, i cili riukonfirmohet kampion i botës i pesëhës së rëndë për versionin WBC.

Sfida e shoqëruar me një atmosferë shumë entuziaste në praninë e rreth 50 mijë shikuesve që kishin mbushur Merkur Spel Arena Dyseldorf, Gjermani, mes të cilëve spikasnin ato shqiptar me flamurin kuqezi ka nisur raundin e parë pak a shumë të ekuilibruar.

Ndërkohë, raundi i dytë nis me disa goditje të shpejta dhe të shpeshta të Hysës, çka ngre peshë entuziasmin e tifozërisë kuqeblu, por vetëm kaqë, sepse reagimi i kundërshtarit ka qënë i menjëhershëm duke dhënë goditjet e rastit, çka ka sjellë edhe dëmtimin e Hysës në krahun djathtë.

Pesha e dëmtimit dhe dhimbjes në krah kanë detyruar boksierin shqiptar t’i largohet dyluftimit duke u spostuar tek litarët e ringut, aty ku priste reagimin e stafit të tij. Moment ky, që edhe pse krejt në pasivitetit, Hysa është goditur edhe dy-tre herë të tjera nga kundërshtari duke mos respektuar fare fair play.

Nuk ka vonuar dhe është para të hidhet peshqiri i bardhë i trajnerit, moment që i ka dhënë mundësi gjyqtarit të ringut të ndërhyjë menjehërë për të ndërprerë ndeshjen.

Në këtë mënyrë, pas 25 ndeshjesh me 25 fitore, Nelson Hysa nuk ia arrin të bëjë realitet objektivin e tij për t’u shpallur kampion bote. Sepse gjerdani i kampionit të botës mbetet përsëri në duart e boksierit kurd me pasaportë gjermane.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe