Futbollisti i Egnatias, Ndriçim Shtubina i pranishëm në studion e “Rubrika Sportive”, RTSH
Egnatia është surpriza më e bukur e këtij sezoni në Abissnet Superiore, 10 pikë në 8 javë të luajtura, aq më tepër që diferencat me skuadrat e tjera janë të papërfillshme, me përjashtim të Tiranës në vend të parë, që ka grumbulluar 20 pikë. Në kampin rrogozhinas, një situatë e tillë sigurisht që transmeton qetësi, por jot ë gjithë janë të kënaqur.
Një nga të “pakënaqurit” është Ndriçim Shtubina, i cili në një prononcim n ëstudion e “Rubrika Sportive” në RTSH Sport ka deklaruar: “Duke parë potencialet që kemi në skuadër, pretendojmë më shumë. Gjithsesi, do kohën e vet, skuadra po e merr formën gradualisht. Vllaznia? Është e lexueshme, luan me krahët. Po i bllokove krahët, ka vështirësi. Do ketë shumë problem këtë vit”.
“Në ndeshjen e sotme rezultati është i drejt, por me Teutën duhet të kishim marrë më shumë, sepse u ndëshkuam në fund. Egnatia nuk është rastësisht këtu, nuk është për një kohë shumë të shkurtër, do e shikojmë në vazhdim”.
“Kemi 18-20 lojtarë të barabartë. Lojtarët që vijnë nga stoli janë në të njëjtin nivel me ata që janë titullarë. Ky është një kampionat shumë i fortë, por unë kam besim te skuadra. Nse këtë vit nuk futemi në Europë, vitin tjetër është e sigurtë, u jap fjalën”.