Mbrëmja e së premtes së 12 nëntorit kur në orën 20.45 do të startojë në “Uembli”, sfida Angli-Shqipëri e vlefshme për kualifikueset e kampionatit botëror “Katar 2022” po pritet me shumë interes në të dy kampet përkatëse. Ndërsa skuadrat kundërshtare po përgatiten për të dhënë më të mirën në fushën e lojës, nga ana tjetër, interesimi për të ndjekur këtë ndeshje live në “Uembli” ka marrë përmasa tejet të mëdha.
Nga sa bëhet e ditur, pëe nga interesimi, kjo përballje po konsiderohet apo po krahasohet me ballafaqime të tilla të niveleve në kufijtë e rekordeve. Statistikat tregojnë se rekordi i pranisë së tifozëve në “Uembli” është ai i vitit 2008 në finalen e Kupës FA ku numri i biletave të shitura ishte 89974 .
Një krahasim i tillë vjen edhe nga të dhënat aktuale të Federatës Angleze të Futbollit, e cila bën të ditur se të gjitha biletat që ka nxjerrë në shitje për publikun e gjërë në një stadium me kapacitet prej 90 mijë vendesh, kanë mbaruar në një kohë shumë të shpejtë. Gjithnjë nga in formacionet e vetë Federatës Angleze të futbollit, çmim i këtyre biletave ka variuar, nga 10 paund deri në 100 paund.