Monday, November 25, 2024

Krutanët të karikuar për sfidën ndaj Vllaznisë. Trajneri Ndreu: Nuk dalim pikë nga “Loro Boriçi”!

Lexo

Kastrioti luan sot ndeshjen me Vllazninë në kuadrin e javës së 9-të të kategorisë Superiore, sfidë e cila starton në orën 16.45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Trajneri i krutanëve, Ramadan Ndreu ka bërë me dije objektivin e skuadrës që drejton duke deklaruar optimizmin e mos daljes pa pikë në këtë ndeshje.

“Vllaznia është një kundërshtar i fortë dhe ndonëse vijmë pas një ndeshjeje në mesjavë, e kemi pasur kohën e mjaftueshme për të bërë atë rikuperimin që është i domosdoshëm. Ndoshta ndonjë lojtarë që është i ri dhe që luajti në Kupë nuk do të jetë, por pjesa dërmuese e skuadrës është në dispozicion.

Ne kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira në të gjitha aspektet. Ajo që na ka munguar ndoshta ka qenë fati dhe prania para portës, të cilën nuk e kemi pasur shumë efikase. Prandaj shpresojmë që në ndeshjen me Vllazninë të zhvillojmë po ato lojëra të mira dhe ata që janë afër portës, të jenë më të qetë për të konkluduar. Pra, të bëjmë ata që na ka munguar”, ka thënë fillimisht Ndreu. Për herë të fundit që Kastrioti luajti në Shkodër ka qenë kundër Teutës, teksa doli me pikë nga kjo fushë.

“Këto dy javë na kanë shërbyer shumë dhe shpresoj që me Vllazninë të japim më të mirë dhe të shpërblehemi me pikë. Në përgjithësi skuadrat po fitojnë jashtë fushe dhe po barazojnë brenda, aq më tepër ne që jemi mësuar të luajmë për të tretin vit në migrim. Pothuajse ia kemi marrë dorën kësaj pjese.

Pak rëndësi ka tashmë, qoftë kur luajmë brenda apo jashtë. Fusha e Vllaznisë e ka atë trysninë, pikërisht tifozllëkun, që ndihmon vendësit në njëfarë mase.

Gjithsesi, unë mendoj që do të jetë vlerësimi, lufta dhe angazhimi ynë në fushë që do të bëjë të mos dalim pa pikë nga kjo ndeshje”, ka përfunduar Ndreu. Kujtojmë që Kastrioti vjen në këtë takim pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë kundër Flamurtarit. Megjithatë, Kupa nuk ishte ndonjë objektiv për krutanët, pasi synimi madhor i klubit është që të sigurojë sa më parë mbijetesën në elitë, aq më tepër që ky sezon konsiderohet më i vështirë sesa ai i fundit.”, është shprehun njëshi i pankinës krutane, Ramadan Ndreu për mediat në prag të kësaj sfide shumë të rëndësishme për të dyja palët.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img