Bashkia Shkodër e ka shndërruar në traditë organizimin e aktiviteteve kushtuar festës së Pavarësisë. Pjesë e tyre është edhe sektori i sportit, i cili që prej mëngjesit të së hënës ka startuar me “Kampionatin e Pavarësisë”. Një kampionat ky i lojërave me dorë që organizohet në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Bashkia Shkodër me rastin e festave të nëntorit me pjesëmarrjen e ekipeve të shkollave të qytetit.
Kështu, me praninë e përfaqësuesve të zyrës së kulturës dhe sportit pranë Bashkisë Shkodër, Bruna Lleshi dhe Antonio Shabani, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, kanë startuar takimet, ku sipas kalendarit, në ditën e parë janë ndeshur, këto çifte: “28 Nëntori”-“At Gjon Karma”, “Pjetër Meshkalla”-“Jordan Misja”, “Lucë Agraja”-“Kolë Idromeno” dhe “Maria Ndihmëtare”-“Oso Kuka”. Sipas inspektorit të Sportit pranë zyrës së sportit dhe kulturës në Bashkinë Shkodër, Antonio Shabani, pozitive është masiviteti i nxënësve të shkollave në aktivitetin që po organizohet, dhe se nga këto ndeshje, specialistët e lojrave me dorë mund të zbulojnë edhe talente për t’i përfshirë më pas në ekipet e klubit Vllaznia.
(Video) Pamje nga ndeshjet e ditës së parë të “Kampionati të Pavarësisë”-Shkodër.