Monday, May 6, 2024

Abissnet Superiore, Kukësi-Tirana, sot në “Loro Boriçi”. Trajneri Shehi, vlerëson kundërshtarin, por kërkon vazhdimësinë pozitive në kampionat

Lexo

Kryendeshja e javës së nëntë të kategorisë Abissnet Superiore, është ajo që do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 19.45. Përballë njëra tjetres janë , Tirana kryesuese dhe Kukësi i vendit të dytë. Në prononcimin e dhënë përpara kësaj ndeshje, tekniku bardheblu, Orges Shehi, vlerëson kundërshtarin, por ndërkohë kërkon më të mirën nga skuadra e tij, për të marrë pikët e plota dhe të vijojë vazhdimësinë pozitive që ka në kampionat.

“Kupa ishte e kaluara sepse na pret e ardhmja që është nesër përballë një kundërshtari që janë të dytët në klasifikim. Do të jetë një ndeshje e fortë, përmes rivalëve dhe të përgatitemi me gjithë forcat për ta trajtuar si sfidë shumë serioze dhe midis dy rivalëve për objektivat madhorë. Ne kemi luajtur një ditë prapa, kemi bërë dhe disa minuta më shumë, ku kemi goditur dhe penalltitë. Lodhja te skuadra është prezentë, por këto dy ditë jemi munduar që të bëjmë një program sipas minutave të lojtarëve. Jo vetëm ato që kanë luajtur. Gjendja është shumë e mirë dhe ana psikologjike e skuadrës është e fortë sepse lojtarët kanë dhënë gjithçka për atë kompeticion. Kemi problemin e Xhixhës, sepse do të jetë dy javë jashtë. Pyetjen që nuk e kam mundur asnjëherë si kundërshtar Kukësin, ma keni bërë edhe me Partizanin dhe të nesërmen fituam, shpresojmë që të jetë dhe fat që të fitojmë ne nesër. E kaluara ime është pak larg, nuk është shumë afër. Nga qenia ime atje shumë pak lojtarë janë në dispozicion. Disa detaje ose disa mendime i di për pjesën e mentalitetit se çfarë kërkojnë drejtuesit nga skuadra dhe këto faktor do të na ndihmojnë për të përgatitur një strategji tjetër. Skuadra do të luajë me një kundërshtar direkt, presim që të jemi akoma në vazhdimësi. Është ditë e rëndësishme për ne për pikët, është punë e gjatë dhe do të duhet të fokusohemi te paraqitja e skuadrës. Prioritet për ne do të jetë qëndrueshmëria e skuadrës, stabiliteti, forca e karakterit. Çdo skuadër ka mënyrën e vet të lojës, në kohët e sotme. Janë 6-7 skuadra që janë ndërtuar mirë dhe janë pretendente për objektiva madhorë dhe shkalla e vështirësisë nuk është vetëm ndaj Kukësit, por ndaj çdo skuadre. Kemi një ecuri të mirë, jemi të bindur për atë që bëjmë vetëm ne. Nëse vazhdojmë me këtë ecuri, përveç disa minutave të pjesës së parë me Dinamon në Kupë mendoj se jemi në rrugën e duhur.”, u shprehë tekniku i skuadrës bardheblu, Orges Shehi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img