Kupa e Pavarësisë në volejboll për femra, në të cilën konkurojnë katër skuadra, Vllaznia dhe Tirana nga kampionati shqiptar dhe M.Teknolozhie e Prishtinës me Driten e Gjilanit nga kampionati kosovar, ka luajtur mbrëmjen e së premtes ndeshjet gjysëmfinale.
Në bazë të shortit përkatës, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Dorian Tafa është ndeshur me ekipin Drita e Gjilanit, ndeshje kjo e luajtur në Palestrën Sportive Lagja “Marigona Rezidencë” në Rahovec. Skuadra kuqeblu, e cila prezantohej për herë të parë me uniformat e reja nuk e ka filluar mirë ndeshjen, teksa është mundur në setin e parë me rezultatin 25 me 15.
Edhe seti i dytë vijon me të njëjtin ritëm duke pasur si protagonist skuadrën kosovare, e cila del fituese me rezultatin 25 me 14 duke e çuar në 2 me 0 avantazhin e seteve. Volejbollistet shkodrane arrijnë të reagojnë vetëm në setin e tretë, ku në sajë të një loje të mirë në mbrojtje dhe sidomos në vijën e parë, arrijnë ta mbyllin setin e tretë me fitore në shifrat 21 me 24.
Loja e mirë e skuadrës kuqeblu pritej të vijionte edhe në setin e katërt duke synuar fitimin e këtij seti dhe më pas ndeshja të shkonte në shtesë. Por, për një gjë të tillë nuk janë dakord volejbollistet kosovare të Gjilanit, të cilat duke fituar me rezultatin 25 me 15, nuk lënë shteg për diskutim duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm me sete, 3 me 1.
Në gjysëmfinalen tjetër, atë në mes skuadrës nga Prishtina, M.Teknolozhie dhe ekipit të Tiranës së drejtuar nga trajnerja Amarilda Prenga, Lufta sportive për të përcaktuar fituesin ka qënë më e madhe. Këtë e tregon edhe rezultatin i ndeshjes, ku në përfundim skuadra kosovare Prishtina, M.Teknolozhie është shpallur fituese me rezultain 3 me 2. Interesant ka qënë fakti se skuadra kosovare ka arritur të marrë dy sete radhazi me fitore, përkatasisht, 25-22 dhe 25-19, ndërkohë që dy të tjerët radhazi janë fituar nga Tirana, 20-25 dhe 17-25 duke e barazuar rezultatin në 2 me 2.
Gjithësesi, seti final, rikthen përsëri në lojë skuadrën kosovare, e cila duke e fituar atë me rezultatin 15-9, e fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-2. Kësisoj, finalja e Kupës Pavarësia 2021 do të ketë një finale kosovare duke vënë përballë njëra tjetrës ekipet, Drita e Gjilanit dhe M.Teknolozhie e Prishtinës.