(Video) Ahmet Meta, analizon Vllazninë. Ish portjeri i njohur kuqeblu vlerëson reagimin e skuadrës me trajnerin hungarez Laszlo, beson në fitoren ndaj Elbasanit dhe komplimenton portjerin Aron Juka

Vllaznia-Elbasani, është njëri prej çifteve të javës së 11-të të kategorisë Abissnet Superiore, duel ky që është planifikuar të luhet të shtunën, prej orës18:30, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në prag të kësaj sfide, është ish portjeri i njohur i Vllaznisë së viteve 70-të, Ahmet Meta, i cili në një prononcim të dhënë për Veriu Sport, analizon ecurinë e kuqebluve të këtij fillim sezoni. Situatë e cila u përkeqësua pas problematikës së shfaqur në ndeshjen e fazës së parë Elbasani-Vllaznia, pasojat  së cilës u ndinë edhe në javët në vazhdim duke e lënë Vllazninë në vendin e fundit të tabelës klasifikimit.

Për veteranin Ahmet Meta, ardhja e trajnerit të ri, hungarezit, Csaba Laszlo ka dhënë ndikimin e vet pozitiv në skuadër, qoftë me nivelin e lojës si dhe nisjen e ngjiitjes në tabelën e klasifikimit.

I pyetur për sfidën e së shtunës, ku kuqeblutë presin në “Loro Boriçi” pikërisht Elbasanin, me të cilin në fazën e parë përjetuan një situatë konfuze, gjatë së cilës iu anoluan dy gola në pjesën e dytë, Meta, beson në fitoren e skuadrës kuqeblu.

Duke qënë se karriera e tij sportive i përket sektorit të portës, Ahmet Meta gjen rastin të komplimentojë lojën e portjerit të ri shkodran Aron Jukaj, duke nënvizuar se me formën e mirë sportive vazhdon të jetë një prej pikave më të forta të skuadrës.

Pjesë e prononcimit të veteranit të sportit, Ahmet Meta janë edhe disa kujtime që ai sjell për ndeshjet që ai ka luajtur përballë Elbasanit kur ishte pjesë e Vllaznisë por edhe e Besëlidhes. Ndërkohë, që edhe pse në moshën 78 vjeçare, Meta bën të ditur se vazhdon të jetë aktiv si trajner i moshave me Akademinë e Futbollit Shpresa.

(Video) Prononcimin e protë të ish portjerit kuqebu Ahmet Meta në prag ndeshjes Vllaznia-Elbasani, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe