Friday, November 22, 2024

Kategoria e Parë me video-analizë, FSHF prezanton projektin për klubet përkatëse

Lexo

Nisma e parë e projektit “Analizë për të gjithë”, e koordinuar nga Departamenti i Analizës në Federatën Shqiptare të Futbollit, u është prezantuar tashmë klubeve të Kategorisë së Parë. Prezantimi i kësaj nisme është bërë përmes një mbledhje online ku morën pjesë video-analisti i Kombëtares, Alarico Rossi, i cili është edhe përgjegjës për këtë projekt, drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani dhe përfaqësues të klubeve të Kategorisë së Parë.

Projekti parashikon një bashkëpunim midis klubeve dhe federatës për t’u dhënë mundësi trajnerëve dhe stafeve teknike të skuadrave të Kategorisë së Parë të analizojnë ndeshjet e kampionatit të tyre. Në veçanti, Federata do të sigurojë një platformë ku klubet do të mund të ngarkojnë videot e ndeshjeve të tyre dhe të bëjnë analizat.

Bashkëpunimi i klubeve, që tashmë i filmojnë vetë ndeshjet e kampionatit, do të mundësojë mbulimin thuajse total të kampionatit Kategoria e Parë. Për këtë, suksesi i projektit do t’i mundësojë Kategorisë së Parë dhe duket se do të bëjë një hap të madh cilësor për rritjen e këtij kampionati.

Sistemi i shpërndarjes së videove të ndeshjeve përdoret nga kombëtaret më të mira evropiane dhe disa nga ligat më të rëndësishme në botë. Në veçanti, Departamenti i Analizave është kujdesur për shpërndarjen e xhirimeve të ndeshjeve për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, për ndeshjet kualifikuese të Kombëtares U-21 dhe për ndeshje kualifikuese të Kombëtares së femrave.

Projekti për Kategorinë e Parë është i pari i një sërë nismash që duan të sjellin zhvillimin e mëtejshëm të analizave në futbollin shqiptar në të gjitha nivelet. Në veçanti, bashkëpunimi i klubeve në këtë projekt është i nevojshëm për të siguruar që ky projekt të mund të zhvillohet me hapa të mëtejshëm.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img