Monday, May 6, 2024

Abissnet Superiore-Sot dy sfidat e para të javës së 13-të, Vllaznia-Skënderbeu dhe Kastrioti-Egnatia, caktohen gjyqtarët

Lexo

Java e 13-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit, Kategoria Superiore luan sot dy sfidat e para. Dueli i parë, është ai orës  13:45, kur Kastrioti-Egnatia do të përballen në stadiumin e Kamzës, do të luhet sfida.  Ndërkohë, dueli i dyty është programuar të luhet në orën 16.45 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në sfidën e parë luhet e tëra për mbijetesë, ku për krutanët fitorja është detyrim, pasi në rast të kundërt, qëndrimi në kategori bëhet jashtë mase i vështirë. E njëjta gjë është edhe për Egnatian, pasi rezultatet e dobëta të javëve të fundit e kanë zbritur në “zonën e ftohtë” të rënies nga kategoria.

Ndërkohë, sa i përket sfidës tjetër që luhet në 16.45, kemi të bëjmë me kuqeblutë që luftojnë për të kapur kreun dhe korçarët për t’iu larguar katit të poshtëm të tabelës së klasifikimit.

Në prag të startit të këtyre ndeshjeve, janë mësuar edhe zgjedhjet që sektori i arbitrimit pranë FSHF-së ka bërë për emrat e arbitrave që do të gjykojnë në këto dy ndeshje.

Në ndeshjen e orës 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës mes Kastriotit dhe Egnatias, kryesor do të jetë arbitri i FIFA-s,

Në ndeshjen, Kastrioti-Egnatia, arbitër kryesor është Juxhin Xhaja(Tiranë) i kategorisë së FIFA-s, ndërsa anësorë janë Devis Korreshi(Lushnje) dhe Mehmet Bega(Shkoër). Laver Alla(Lushnje) është arbitër i katërt, ndërsa në sistemim VAR, Andi Koçi(Tiranë) dhe Arbër Zalla(Tiranë).

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të orës, 16.45,  Vllaznia-Skënderbeu, treshja gjykuese e kësaj sfide do të jetë Erjon Bastari(Tiranë) kryesor, duke pasur si anësorë, Rejdi Avdo(Tiranë) dhe Herald Lisaku(Durrës), si dhe arbitër i katërt Orlando Kuka(Tiranë). Në sistemin VAR do të jenë Kridens Meta(Tiranë) dhe Dojando Myftari(Tiranë).

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img