“Goli i ‘Shaqirit’ të Paraguajit shpall kampion skuadrën boliviane”. Hero i takimit ishte paraguajani Huan Godoj, i cili realizoi golin e tretë dhe të fitores në minutën e 90+6′, duke i dhënë skuadrës së tij titullin dhe duke çuar peshë tifozët.
Ajo që bie më shumë në sy është titulli i medias paraguajane “Versus.lanacion.com.py”, ku ngre peshë sulmuesin ku nuk mungojnë as krahasimet me Xherdan Shaqirin:
“Falë golit të ‘Shaqirit’ paraguajan, Independiente Petrolero është shpallur kampion”, ishte titulli i medias së njohur paraguajane.