Teuta-Vllaznia 1:1 (Shënues: Kapllani 12’/Pusi 10’)
Formacioni i Vllaznisë: Qarri, Shimaj, Paloka, Pusi, Smajli, Hoxha, Kalaja, Leka, Muliu, Dede, Çoba. Trajner: Paul Sibson(U aktivizuan gjatë ndeshjes: Ivziku, Peku, Rrasa,Osmani)
21 vjeçarët e Teutës dhe të Vllaznisë kanë ndarë nga një pikë në ballafaqimin e javës së 10-të të Kampionatit Kombëtar Superiore U-21. Ndeshja në fjalë e zhvilluar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit ka filluar mjaft mirë për skuadrën kuqeblu, e cila që në dhjetëminutëshin e startit të takimit e ka parë veten në avantazh.
Kjo ka ndodhur në minutën e 10-të, kur Gledian Pusi shënon për skuadrën e drejtuar nga anglizi Paul Sibson. Një avantazh që krijoi përshtypjen sikur Vllaznia do ta kishte të lehtë menaxhimin e kësaj ndeshje, dhe në fund të largohej me tre pikë nga Durrësi.
Por, gëzimi i kuqebluve ka zgjatem dy minuta, sepse vendasit e kanë barazuar shumë shpejt rezultatin. Ka qënë një penallti e dhënë në favor të Teutës, e cila është goditur saktë nga Kapllani. Barazim 1 me 1, i cili edhe pse gjatë pjesës tjetër ndeshjes ka pasur jo pak tentativa nga të dyja palët për të shënuar golin e fitores, rezultati i barabartë kja qëndruar në fuqi deri në përfundimin e krej ndeshjes
Pas javës së dhjetë të Kampionatit Kombëtar, Superiore U-21, Vllaznia mbetet e treta në tabelën e klasifikimit me 18 pikë të grumbulluara, ndërkohë që kryesojnë Dinamo dhe Tirana me nga 19 pikë.