Friday, November 22, 2024

Volejboll femra-Kupa e Shqipërisë. Vllaznia humb me Partizanin në shtëpi, ndikojnë mungesat e titullareve

Lexo

Vllaznia-Tirana  1:3 (25-22, 23-25, 14-25, 20-25)

E shtunë, 19 dhjetor 2021, ora 16.00, pallati i sportit “Qazim Dervishi” Shkodër

Vllaznia: Stela Kiri, Sara Hasku, Esmeralda Tuci, Sara Beci, Lorela Picaku, Liridona Kodra, Edna Erkoçi, Adma Mikopuli, Danjela Kodra, Paola Koçeku, Klodeta Zhivani, Laura Ballçiti. Trajner: Dorian Tafa

Partizani: Elisa Beshiri, Mikaela Koleci, Klavia Peteza, Eda Gjermeni, Xhaovana Kaçorri, Uenda Bytyqiu, Alisa Ibrahimi, Dalila Myrta, Eleonora Mitre. Trajner Andi Lundra

Kole, Preçetaj, Pira, Xheka, Meta, Xhelilaj, Shabaku, Molla, Xheci, Goduni, Ndoj, Sallahu. Trajnere: Amarilda Sijoni.

Gjyqtar: Endri Zguri, Ermi Goro. Në Tavolinë: Luled Doniku, Damir Hebovija

Kompeticioni i Kupës së Shqipëris në volejboll për femra luajti këtë fundjavë ndeshjëet e Javës së tretë. Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi, Vllaznia priti Partizanin, një nga skuadrat më të mira të volejbollit shqiptar për femra, kampionia kombëtare në fuqi.

Vllaznia e drejtuar nga trajneri Dorian Tafa, e cila falë organizimit të ri me ardhjen në krye të presidentit Florian Zekja, është shfaqur si një skuadër ambicioze gjatë fazës së parë të kampionatit.

E tillë kërkon të jetë edhe në Kupën e Shqipërisë, por përballja me Partizanin nuk shkoi mirë. Skuadra kuqeblu është mundur nga Partizani me rezultatin 1 me 3.

Vllaznia fitoi setin e parë me rezultatin 25-22, por në vijim tre të tjerët u fituan nga skuadra mike, përkatësisht 23-25, 14-25, 20-25, duke dalë fituese e të gjithë ndeshjes me rezultain 1-3.

Një humbje, që sipas trajnerit Tafa, erdhi edhe nga situate jo e mirë shëndetësore që po kalon këto skuadra kuqeblu. Kjo ka bërë që dy titullaret me peshë, Iris Bardeli dhe Andisa Kuçi dhe të mos ishin fare në protokollin e ndeshjes, madje duke mos qënë as në mjediset e pallatit të sportit. Ndërkohë, që edhe pse u aktivizuan, me probleme shëndetësore ishin disa volejbolliste të tjera, ndër to edhe pasuesja Sarah Beci.

Ndeshja e radhës për Vllazninë në kuadrin e Kupës së Shqipërisë do të jetë ajo ndaj Flamurtarit në transfertë, për të cilën trajneri Tafa premtoi fitore.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img