Paola Gjyshja, Adma Mikopula, Gentjana Kodra, Alice Gjergji, pjesë e ekipit të Vllaznisë në volejboll femra të drejtuar nga trajneri Dorian Tafa janë përzgjedhur në formacionin e kombëtares së Shqipërisë U-17, konkuruese e fazës Eleminatore të Kampionatit Europian.
Nën drejtimin e trajneres Amarolda Prenga, kombëtarja e Shqipërisë ku bëjnë pjesë edhe volejbollistet shkodrane ka mbërritur që të martën në Turqi ku do të zhvillohen ndeshjet eleminatore të Europianit.
Për të mbërritur në këto eleminatore, vajzat kuqezi janë përgatitur prej më shumë se dy javësh në një fazë grumbulluese në kryeqytet duke u stervitur në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” nën drejtimin e trajneres Prenga.
Kombëtarja e jonë kuqezi, ndeshjen e parë eleminatore do ta ketë të mërkurën ndaj kombëtares vendase të Turqisë, për të vijuar më pas me ballafaqimet e tjera përballë kombëtareve të Serbisë, Rumanisë, Greqisë, dhe Bullgarisë, me të cilat do të ndeshet deri me datë 16 janar 2022, ditë kur mbyllen edhe eleminatoret e grupit të Turqisë.