Shkodra dhe Malësia e Madhe prej nga e ka origjinën Armando Broja kanë të drejtë të krenohen me futbollistin e talentuar që po spikat në Premier League.
I rreshtuar titullar nga trajneri Ralph Hassenhutl për sfidën e prapambetur të javës së 18-të ndaj Brentford, sulmuesi i kombëtares shqiptare e filloi me gol vitin 2022. Falë rrjetës që realizoi për Southampton, i 5-ti në këtë sezon, Broja u bë lojtari më i ri në moshë në historinë e Premier League që realizon në 4 e ndeshjet e para shtëpiake si titullar, vetëm 20 vjeç e 123 ditë.
Sulmuesi shqiptar barazoi edhe rekordin e spanjollit Diego Costa që në periudhën kur luante për Chelsean realizoi gjithashtu në 4 ndeshjet e para shtëpiake të cilat i nisi që nga fillimi.