Eni Imami është “heroi” i ndeshjes së luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Elbasan Arena” në mes Kukësit dhe Dinamos. Ka qënë minuta e parafundit e krejt ndeshjes kur shtatlarti dinamovit, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Vllaznisë, që shënoi në portën kukësiane. Dinamo kështu arrin një fitore shumë të rëndësishme, tre pikët e së cilës e largojnë atë nga “zona e ftohtë” e largimit nga Superiorja duke e ngjitur në vendin e shtatë të renditjes me pikë të barabarta me Teutën që mban vendin e gjashtë.
Nga ana tjetër, Kukësi ka humbur shansin më të mirë që me një fitore të mundshme të shkurtonte diferencen me Tiranën kryesuese. Humbja e sotme i mban kukësianët në vendin e dytë në kuotën e 28 pikëve, 6 larg bardhebluve të vendit të parë.
dinamoDinamo bën surprizën. Fiton 1-0 me Kukësin, në ndeshjen e prapambetur të javës së 16-të në Abissnet Superiore, e cila u shty me disa ditë për shkak të rasteve të shumta me COVID-19 në ekipin verilindor. Me këtë humbje Kukësi nuk ka mundur të ngushtojë diferencën me Tiranën kryesuese ndërsa, Dinamo, me fitoren rikonfirmon shpresën për të kërkuar më shumë se sa mbijetesa.