Sunday, November 24, 2024

Humbja në Laç. Presidenti Xhaferi: KF Vllaznia dosje në FSHF me akuzat ndaj arbitrit

Lexo

Humbja në transfertën e Laçit për javën e 19-të të Kategorisë Superiore vazhdon të shoqërohet me një pakënaqësi të madhe nga ana e kampit kuqeblu në drejtim të arbitrit Eldorian Hamiti. Shkodranët akuzojnë ashpër Hamitin për anulimin me pa të drejtë të golit shënuar të dielen në transfertën ndaj Laçit, pasi u konsultua me VAR-in.

Sipas kuqebluve, Hamiti, është i njëjti arbitër që nuk informoi nga VAR-i për  një penallti në favor të Vllazninë në kohën shtesë ndaj Egnatias, takim ky i luajtur një javë më parë në “Loro Boriçi”.

Kështu, duke i lidhur të dy rastet njëri me tjetrin, ku Hamiti është personazhi kryesor, ndaj Laçit si kryesor dhe ndaj Egnatias në VAR, drejtuesit e Vllaznisë kanë gati dokumentacionin përkatës për ta dorëzuar në FSHF me akuzat ndaj gjykimit të këtij arbitri.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, gjatë një lidhje direkte me emisionin Proçesi Sportiv mbrëmjen e së hënës. Nuk dihet akoma zyrtarisht, se si do të jetë ankesa në FSHF ndaj arbitrit Eldorian Hamiti, kërkesë për masa nga FSHF, apo për ta shpallur si të paeferuar për të gjykuar ndeshjet e Vllaznisë.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img