Kampionati i futbollit në Ukrainë është pezulluar. Lajmërimi u bë nga vetë federata e futbollit të këtij vendi, pas lëvizjeve të para që bëri Rusia, ku nisi një sulm me raketa dhe bomba mbi territorin ukrainas.
Ditën e nesërme ishte programuar të niste java e 19-të më duelin Minai-Zory Luhansk, por zyrtarisht çdo aktivitet sportiv është ndalur.
Askush nuk e ka më mendjen te futbolli, pasi nisja e luftës në Ukrainë ka sjellë edhe viktimat e para dhe e gjithë bota është me sytë nga ajo që do të ndodhë.