(Video) Vllaznia ndalet në transfertën vorake, mundet me rezultatin 2-1

Vora-Vllaznia 2-1(Shënues: Golat: Kashari 17’, Daka 85’/Balaj 89’(11m)

Pas dy fitoreve në shtëpi ndaj skuadrave të kryeqytetit, Dinamos dhe Tiranës, dhe një humbje në transferte me Egnatian, por me lojë të pëlqyeshme, Vllaznia është ndalur nga Vora, e cila edhe pse luante në fushën e saj, nuk kishte mbështetjen e tifozëve për shkak të dënimit nga komisioni i diplinës.

Vorakët kanë marrë një fitore të rëndësishme duke fituar me rezultatin 2 me 1 në me nga një gol në secilin pjesë.

Skuadra vendase arriti të menaxhonte avantazhin për pjesën më të madhe të takimit dhe siguroi tri pikët pavarësisht se shkodranët rihapën ndeshjen në minutat e fundit.

Vora kaloi në avantazh në minutën e 17-të kur Kashari dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë skuadrës së tij një epërsi të hershme.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë ndërsa Vllaznia u përpoq të gjente hapësirat për të rikthyer ekuilibrat.

Kur ndeshja po i afrohej fundit Daka shënoi golin e dytë për Vorën në minutën e 85-të duke e çuar rezultatin në 2-0 dhe duke i dhënë vendasve një avantazh të rëndësishëm.

Megjithatë Vllaznia nuk u dorëzua teksa në minutën e 89-të Balaj shndërroi në gol një penallti të fituar nga po vetë ai duke ngushtuar diferencën në 2-1 dhe duke rikthyer emocionet në fundin e takimit.

Por koha e mbetur nuk mjaftoi për shkodranët që të shmangnin humbjen dhe kështu Vora feston një fitore me vlerë ndaj Vllaznisë,ndërsa kuqeblutë largohen pa pikë nga kjo përballje pavarësisht reagimit të vonë.

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe