Saturday, November 23, 2024

Buffon nuk mundet dot t’i thotë “STOP” futbollit, rinovon me Parmën dhe do të luaj deri në moshë 46-vjeçare

Lexo

Gianluigi Buffon nuk mundet dot t’i thotë “STOP” futbollit të luajtur, ku së fundmi ka rinovuar me skuadrën e Parmës ku pritet të luajë deri në moshën 46-vjeçare.

Ish-portieri legjendar i Juventusit, i cili aktivizohet në radhët e skuadrës ku u bë i njohur hodhi “të zezën në të bardhë” deri në vitin 2024 duke nënshkruar një marrëveshje të re prej 2 vitesh.

Ky lajm u njoftua nga presidenti amerikan i klubit emilian, Kajël Krauze ku deklaron se ka rinovuar kontratën:

“Ai ka zgjatur kontratën e tij që i skadonte në vitin 2023”.

Më pas ishte radha e Bufon që ka folur duke u shprehur i lumtur nga ky vendim:

“Është një ditë e bukur. Ndodhi ajo që doja, presidenti, tifozët dhe shpresoj i gjithë qyteti. Nëse nuk do të besoja në atë që po bëjmë, nuk do ta kisha pranuar rinovimin.

Kjo është ende një sfidë shumë emocionuese për mua. Ndjej se mund të jap një dorë të madhe.

Presidenti Krauze ka një entuziazëm të madh dhe e ka shumë të qartë se ku dëshiron të shkojë, edhe pse në këtë fazë të parë ka pasur disa ndryshime. Do të ishte turp të tërhiqesha”, u shpreh Buffon.

44-vjeçari aktualisht në Serinë B me Parmën është aktivizuar në 23 ndeshje në total.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img