Pas vendimit të gjykatës, reagon Armand Duka

Federata Shqiptare e Futbollit do të shtyjë zgjedhjet për presidentin e ri. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e FSHF-së dhe vendimit të sotëm për pezullimin e Armand Dukës nga funksionet, ky i fundit njofton se pranon shtyrjen e zgjedhjeve.

Duka përmes një postimi në FB thotë se do të propozojë zhvendosjen e zgjedhjeve në një datë tjetër.

“Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t’i propozoj dhe do t’i kërkoj Asambles që pikën e rendit e ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv, të shqyrtohen në një datë tjetër”, shkruan Duka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu