Friday, September 20, 2024

Kuqeblutë me mungesa ndaj Dinamos, por ka edhe rikthime

Lexo

Tre mungesa titullarësh pritet të ketë Vllaznia për sfidën e Javës së 23-të të Kategorisë Superiore. Njëra prej tyre, ajo e portjerit Bojan Zogoviç i cili u ndëshkua me kartonin e kuq në ndeshjen e javës së kaluar me Skënderbeun, është zyrtare. Ndërkohë dy të tjerat, ajo e kapitenit Erdenis Gurisha dhe brazilianit Viktor Da Silva kanë të bëjë me dëmtimet që ato kanë pësuar. Ky i fundit, Da Silva u dëmtua në ndeshjen e transfertës korçare, ndërsa ajo e mbrojtësit të djathtë Gurishta ka të bëjë me dëmtimin e marrë dy javë më parë ndaj Partizanit.

Si Gurishta dhe Da Silva vazhdojnë të jenë nën mbikqyrjen e stafit mjekësor të kuqebluve, por megjithë terapinë intensive, rikuperimi i tyre për sfidën e së enjtes me Dinamon duket i vështirë.

Ndërkohë, në skuadër ka edhe rikthime. Këtu përfshihet edhe trajneri Thomas Brdariç, i cili në sfidën e së premtes së kaluar me Skënderbeun nuk e drejtoi skuadrën në pankinë pasi ishte i penalizuar me kartonë. Krahas Brdariçit, rikthim shumë i rëndësishëm është edhe ai i mbrojtësit të majtë, Ersin Hakaj, i cili shleu penalizimin e kartonit të kuq marrë me Partizanin,

Dhe, së bashku me Hakajn rikthehet edhe mesfushori-sulmues, Ardit Hoxhaj. Vlonjati i Vllaznisë kishte disa javë që vuante nga një dëmtim që e la jashtë fushave të futbollit, dhe tashmë për ndeshjen me Dinamon duket OK.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img