Friday, September 20, 2024

Shehi paralajmëron lojtarët e Tiranës: “Do luajmë me kampionët në fuqi të Superiores”

Lexo

Tirana luan nesër në 16:45 me Teutën në transfertë. Sfida e “Elbasan Arena” vlen për javën e 23-të, teksa bardheblutë kryesojnë me gjashtë pikë më shumë se ndjekësit e Laçit. Pa ndeshjes, trajneri Orges Shehi i Tiranës ka folur para mediave. Për durrsakun, Tirana është skuadra dominante, teksa në ekipin e tij janë disa mungesa.

“Në futboll ka momente, nuk fiton ndaj çdo kundërshtari dot. Këtë vit kemi fituar, Teuta është kampionia në fuqi, ka lojtarë cilësorë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu.

Ngoo do të mungojë sërish, pasi dëmtimi ishte i rëndë. Ismajlgeci ka filluar dje stërvitjen me grupin, i duhet pak kohë për të qenë në formë. Xhixha pësoi dëmtim, luajti me dhimbje, do shohim nesër si do jetë. Ai dëmtim që pësoi me Laçin vijon ta shqetësojë.

Euforia? Kemi komunikim të përhershëm me lojtarët në anën morale, fitorja na ktheu në rrugën e  duhur por ka përfunduar. Fokusohemi te ndeshja e nesërme, është ekip cilësor. Duke mbaruar atë nesër mendojmë për atë të radhës. Të fokusohemi vetëm në ndeshjen e radhës.

Teuta? Ka pasur momente jo të mira, ka ndryshuar pankinën. Ka lojtarë me petkun e kampionit, në ditën e tyre të mirë të hapin punë. Pika e fortë janë lojtarët që kanë qenë edhe sezonin e shkuar. Nuk komentoj deklaratat e trajnerëve të tjerë, jam i fokusuar te ekipi im.

Që të jesh skuadër kompetitive, duhet të kesh ekuilibër, duket të ecësh me logjikë pa prishur ato. Skuadra të luajë shkurt, pa i dhënë mundësi kundërshtarit. Duke bërë mirë dy rolet, shkohet te suksesi. Më vjen mirë që ekipi shkon te goli, prodhon por edhe mbron. Jemi të gjithë në grup në dy fazat. Deri tani jemi skuadër dominante.

Ne jemi ndërtuar nga e para, kemi ruajtur një bosht nga viti i shkuar. Gjysma e skuadrës është e re, nuk duam limite në përmirësim. E mira s’ka fund. Javë pas jave të jemi vetvetja, të jemi me këmbë në tokë”, tha Shehi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img