Sunday, November 24, 2024

Dy ndeshje radhazi të Superligës në “Loro Boriçi”! Vllaznia-Tirana të shtunën, Teuta-Kastrioti të dielen, rrezikohet terreni

Lexo

Federata Shqiptare e futbollit ka ndryshuar kalendarin e ndeshjeve të javës së 25-të të Kategorisë Sujperiore. Shkak është bërë mosgadishmëria e stadumit “Niko Dovana” për të pritur sfidën, Teuta-Kastrioti, dhe për këtë, kjo ndeshje është spostuar të luhet në Shkodër ditën e diele. Që do të thotë se stadiumi “Loro Boriçi” do të presë dy ndeshje Superligë njëra pas tjetrës.

Vllaznia dhe Tirana do të përballen të shtunën në orën 16.45, dhe pas 24 orësh, në të njëjtën orë është planifikuar të luhet sfida tjetër, Teuta-Kastrioti. Dy ndeshje radhazi në një fushë që aktualisht është në një gjendje aspak të mirë, duket pak si shqetësuese për terrenin e “Loro Boriçit”.

Edhe pse, jo shumë larg, tapeti i “Loro Boriçit” kreu proçesin e rimbledhjes së barit, prej disa javësh gjendja e tij duket e rënduar duke ofruar pjesë të fushës të dëmtuar. Që do të thotë, se me ngarkesat e të luajturit me dy ndeshje në harkun kohor të 48 orëve, cilësia e tij mund të përkeqësohet jo pak për vazhdimësinë e kampionatit, por edhe të ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë.

Të kesh në dispozicion stadiumin tënd për të luajtur ndeshjet brenda është një avantazh i madh për skuadrën, jo vetëm se njohja dhe ambientimi me fushën luan rolin e vet, por më shumë se gjithçka është mbështetja e tifozëve kuqeblu që i bëjnë skuadrës.

Nga sa është parë, gjatë këtij sezoni, një gjë të tillë e ka vuajtur më shumë se askush tjetër Kukësi, por në të njëjtën kohë, edhe Teuta, Dinamo dhe Partizani. Ndaj, është me vend që drejtuesit  e klubit por edhe të Bashkisë ta shikojnë më me përparësi mirëadministrimin e ndeshjeve të planifikuara në tapetin e stadiumit “Loro Boriçi”, në mënyrë që Vllaznia të mos përfundojnë për t’i luajtur ndeshjet e saj në stadiume të tjera të Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img