Monday, November 25, 2024

Tifozët e Vllaznisë premtojnë spektakël për klasiken e nesërme Vllaznia-Tirana

Lexo

Në prag të klasikes së futbollit shqiptar Vllaznia-Tirana, nesër në orën 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e 25-të në Kategorinë Superiore, grupi i tifozëve të Vllaznisë “Ultras” i kanë bërë thirrje qytetarëve shkodranë që të jenë sa më shumë prezent në stadium për të mbështetur skuadrën e zemrës. 

Grupi i tifozërisë shkodrane, që në çdo ndeshje pozicionohen në tribunën C5, kanë kërkuar të mbështesin skuadrën në këtë ndeshje kaq të rëndësishme dhe të jenë superior kundrejt kundërshtarit. “Ultras për një ditë” është nisma e tyre e veçantë për këtë sfidë. Madje kanë sugjeruar dhe një “kod veshje” për ditën e nesërme. Veshja krejtësisht e zezë me një shall kuq e blu.

Interesi i tifozërisë shkodrane për këtë takim është shumë i madh dhe konsiderohet si arma më e fortë për të mundur Tiranën dhe për t’iu afruar në klasifimin e tabelës.

“Ndeshja kyt fundjave me tiranen asht me shume randsi , sidomos per tifozat !! Asht nji ndeshje ku tifozat dojne me dhan ma te miren e vet dhe me u paraqit superior kundrejt kundershtarit !
Ju baj thirrje tan tifozave ne pergjithsi, qe ne ket ndeshje te vecante ti bashkohen nji si tip nismet
“ULTRAS PER NJI DITE “
Provojeni tan nji here se nuk keni me u zhgenjy !! Cfar do moshet , cfar do gjiniet nuk ka me u ndi i zhgenjym. Po nuk ju pelqej , njaty i keni ndeshjet tjera tribunat .
T’Shtunden tan stadiumi “ ULTRAS PER NJI DITE” ne C5 . Ta nderojm Shkodren dhe shkodrant !!”

“NESËR
 1. Veshja total black  2. Shalli kuq e blu
Birrën n’dorë e direkt e n’C5, tribuna flak si asiher tjetër.
Lum ata që kanë me e shiju spektaklin në stadium.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img