Friday, September 20, 2024

Superliga-Sot, dy ndeshjet e para të Javës së 25-të. Vllaznia-Tirana dhe Partizani-Egnatia

Lexo

Java e 25-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë Superiore hapet sot me dy ndeshjet e para, Vllaznia-Tirana dhe Partizani-Egnatia.

Që të dyja ndeshjet startojnë në orën 16:45, e para në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës që është padyshim edhe kryendeshja e javës, si dhe e dyta në “Elbasan Arena”.

Java e 25-të vijon të nesërmen e së dieles edhe me tre çiftet e tjera, Laçi-Skënderbeu, Dinamo-Kukësi dhe Teuta-Kastrioti.  Ndërkohë, që dy ndeshjet e para luhen në stadiumet e Laçit dhe të Kamzës duke filluar nga ora 13:45, dueli tjetër dhe i fundit për këtë javë, ai Teuta-Kastrioti është planifikuar të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16:45.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img