Monday, November 25, 2024

Europiani i Boksit në Kroaci-Shqipëria përfaqësohet me dy boksierë nga Shkodra, Senad Drini dhe Elsedita Selaj

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në Boks përfaqësohet në Kampionatin Europian U-22 me dy boksierë. Bëhet fjalë për dy boksierë nga Shkodra, Senad Drini dhe Elsedita Selaj. Ndeshjet po zhvillohen në qytetin Porec të Kroacisë.

Sipas informacionit marrë nga Federata Shqiptare e Boksit mësohet se dy boksierët shkodranë shoqërohen nga trajneri i ekipit tonë kombetar,  Zef Gjoni dhe trajneri tjetër, Jetmir Kuqi.

Boksieri i peshës 71 kg, Senad Drini ka qënë me fat, sepse, sipas kalendarit të Europianit, ai duhej të boksonte kundër boksierit të peshës së tij të kombëtares së Zvicres, Adam Messibah.

Por, dëmtimi në vetull në ndeshjen e parë Adam Messibah kundër boksierit të përfaqësueses Gjermane Frank Kilp ka kualifikuar automatikisht shkodranin Drini direkt në tetë më të mirët e Erupës, ku do ketë përball boksierin e kombëtares së Ukrainës që është edhe njëkosisht kampion Bote me të rriturit.

Ndërkohë,  për boksieren e Vllaznise Elsidita Selaj, që konkuron në Kategorinë e femrave, shorti e ka vënë të përballet në ring me boksieren e përfaqësueses së Polonisë, Barbara Marcinkoëska.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img