Tuesday, May 14, 2024

Europiani i U-21/Publikohet lista e futbollistëve për ndeshjet kundër Çekisë dhe Anglisë. Vjen edhe shkodrani Bebeziqi që luan me Olimpija Ljubjana

Lexo

Në prag të dy ndeshjeve të radhës të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian të  21 vjeçarëve, trajneri i kombëtares U-21 Alban Bushi ka shpallur listën e futbollistëve, të cilëve u ka besuar për të përballuar  kombëtaret e Çekisë dhe Anglisë.

Sipas kalendarit përkatës, ndeshjet në fjalë do të luhen me datë 25 mars dhe 29 mars, fillimisht me çekët dhe më pas me anglezët, e para në 19:00 dhe e dyta në 20:45, që të dyja në stadiumin “Elbasan Arena”. Referuar ndeshjeve të deritanishme, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi kanë grumbulluar 9 pikë në 6 ndeshje dhe renditen  në vendin e tretë të grupit G ku bëjnë pjesë edhe Kosova, Sllovenija dhe Andorra.

Ajo që spikat në këtë grumbullim ka të bëjë me futbollistin shkodran, Klevis Bebeziqi si dhe Lorik Konjuhi, të cilët thirren për herë të parë në kombëtaren e kësaj grupmoshe.

Sa i përket Beqeziqit, mesfushori me tipare sulmuese, i dalë nga ekipet zinxhir të futbollit shkodran, perfshirë edhe Akademinë kuqeblu, po kalon një formë shumë të mirë sportive si pjesë e ekipit Olimpija Ljubjana ku luan prej dy sezonesh. Edhe pse në moshë 18 vjeçare, shkodrani Bebeziqi është thirrur nga trajneri i Olimpija U-21 dhe më pas edhe i ekipit të parë, ku në aktivizimet e tij si titullar në Kampionatin Slloven ka marrë vlerësime shumë pozitive. Është kjo arsyeja që në drejtim të tij gjatë kësaj periudhe kanë ardhur 4-5 oferta joshëse nga ekipe të njohura Europiane, të cilat po studiohen me kujdes nga menaxheri i tij Erkan Sulemani.

Gjatë karrierës së tij sportive, Klevis Bebeziqi ka kaluar me sukses të gjitha kategoritë e ekipeve zinxhir të kombëtareve shqiptare. Ndërkohë që, tashmë edhe pse 18 vjeçar ka marrë besimin e teknikut Alban Bushi për të veshur fanelen e 21 vjeçarëve kuqezi ku pritet të bëjë më të mirën e tij në fushën e lojës në përballjet e dy ballafaqimeve të Kampionatit Europian U- 21 kundër Çekisë me datë 25 mars dhe Anglisë me datë 29 mars 2022.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img