Friday, September 20, 2024

Miqësorja me Spanjën, Luis Enrike prezanton listen për sfidën kundër kuqezinjëve

Lexo

Ndërkohë që trajneri i Kombëtares kuqezi, Edoardo Reja, ende nuk e ka shpallur listën e lojtarëve që ai do të thërrasë për dy miqësoret e fundmarsit, homologu i tij, trajneri i Spanjës, Luis Enrike, e ka bërë listën e të besuarve të tij për përballjen e 26 marsit me Shqipërinë dhe atë të 29 marsit me Islandën. Dhe, në atë që ishte e papritura më e madhe, portieri i Mançester Junajtid David de Hea, është lënë jashtë listës së shpallur të premten, teksa trajneri spanjoll ka thirrur portierin e Brentfordit, David Raja.

De Gea nuk ka luajtur për Spanjën që nga tetori i 2020-ës, por ai ishte grumbulluar me skuadrën përfaqësuese herën e fundit në nëntor të vitit të shkuar dhe ka qenë në formë të shkëlqyer për Mançester Junajtid këtë sezon. Duket se Luis Enrike ka patur dyshime sa i përket shpërndarjes së lojës nga De Gea në skemën e tij të lojës, teksa u vërejt se trajneri e veçoi këtë aspekt të paraqitjes së Rajas në konferencën për shtyp të së premtes.

“Ai po luan shumë mirë prej disa kohësh tashmë dhe unë dëshiroj me të vërtetë ta shoh atë në kuadër të ekipit përfaqësues, – tha trajneri i Spanjës, duke folur për portierin e Brentfordit. – Mendoj se ai ka profilin për të qenë një portier i mirë për përfaqësuesen për shumë arsye dhe e kuptoj që mbase është e papritur për shumë njerëz, por jo për ne, thirrja në ekipin përfaqësues.”

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, mbrojtësi i Çelsit, Markos Alonso, dhe lojtarit i krahut tek Atletiko e Madridit, Markos Jorente, rikthehen në fanellën e përfaqësueses, ndërsa Serxhio Buskuets u la jashtë, ndonëse Luis Enrike, theksoi se 33-vjeçari po lihet pushim për shkak të minutave të shumta që ai ka luajtur për Barcelonën këtë sezon.

“Unë dua të kem Busketsin më të mirë në qershor dhe kam vendosur që ai të bëjë ca ditë pushim, teksa po shijon një sezon të jashtëzakonshëm”, – shpjegoi Luis Enrike. Spanja pret Shqipërinë në Stadiumin RCDE të Espanjolit më 26 mars, në takimin që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Lista e grumbullimit të kombëtares spanjolle

Portierë: Unai Simon (Athletic Bilbao), Robert Sanchez (Brighton), David Raya (Brentford).

Mbrojtësa: Marcos Alonso (Chelsea), Jordi Alba (Barcelona), Eric Garcia (Barcelona), Aymeric Laporte (Manchester City), Pau Torres (Villarreal), Diego Llorente (Leeds), Cesar Azpilicueta (Chelsea), Dani Carvajal (Real Madrid).

Mesfushorë: Rodrigo Hernandez (Manchester City), Koke (Atletico Madrid), Marcos Llorente (Atletico Madrid), Pedri (Barcelona), Gavi (Barcelona), Carlos Soler (Valencia)

Sulmuesa: Dani Olmo (Leipzig), Pablo Sarabia (Sporting Lisbon), Alvaro Morata (Juventus), Raul de Tomas (Espanyol), Ferran Torres (Barcelona), Yeremy Pino (Villarreal).

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img