Monday, November 25, 2024

Kuqeblutë mendojnë për të ardhmen. Vllaznia, firmos me 19 vjeçarin, Paulo Pjeshka

Lexo

Në Klubin e Futbollit Vllaznia po mendojnë për të ardhmen, teksa drejtuesit kanë piketuar disa elementë të ri një që i përkasin perspektivë, dhe madje, me njërin prej tyre kanë firmosur sot një kontratë zyrtare.

Bëhet fjalë për Paulo Pjeshkën, i cili këtë sezon futbollistik po shkëlqen në radhët e skuadrës Vllaznia U-19, por edhe në ekipet kombëtare të moshave ku ai është thirrur sistematikisht.

Paulo, i cili luan në rolin e mesfushorit, është vëllai i mbrojtësit shkodran, Denis Pjeshka, i cili ka luajtur për disa vite me sukses tek Vllaznia dhe tashti luan në Flamurtarin. Nga sa bëhet e ditur, kontrata e firmosur me Paulo Pjeshkën është tre vjeçare.

“VLLAZNIA MENDON PËR TË ARDHMEN
Përpos angazhimit maksimal për ta mbyllur ashtu si duhet sezonin aktual, te Vllaznia kanë filluar të mendojnë edhe për të ardhmen dhe për këtë arsye, ka filluar procesi i firmosjes së kontratave me futbollistët e ekipit të të rinjve të klubit tonë.
I pari që ka hedhur firmë ditën e sotme ka qenë mesfushori me tipare sulmuese Paulo Pjeshka. Në prani edhe të presidentit Alban Xhaferi, 19 vjeçari ka firmosur të parën kontratë profesioniste teksa do të jetë pjesë e Vllaznisë për 3 vitet e ardhshme, me të drejtë shtyrje edhe për 2 të tjera. Procesi do të vijojë edhe me firma të tjera, sepse klubi i ka sytë nga elementët cilësorë të Akademia e tij. Suksese Paulo Pjeshka!”, shkruhet në njoftimin zyrtar që KF Vllaznia ka shpërndarë për mediat.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img