Monday, November 25, 2024

Brdariç: Pyesni presidentin, jo mua! Ish trajneri kuqeblu përgjigjet me ironi pas humbjes së Vllaznisë në shtëpi me Kastriotin

Lexo

Humbja në shtëpi ka zhytur në krizë skuadrën kuqeblu, pasi hera e fundit që ka marrë tri pikë në kampionat, ka qenë kundër Dinamos më 3 mars në Shkodër, ku fitoi 2-1 nën drejtimin e Tomas Brdariçit.

Ky ishte takimi i pestë radhazi që Vllaznia nuk arrin të triumfojë, duke acaruar jo pak tifozët shkodranë, të cilët kanë shpërthyer pas ndeshjes në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”. Ata kanë shprehur në një masë të madhe përkrahjen ndaj trajnerit gjerman, që u shkarkua nga klubi pasi humbi me Tiranën më 12 mars.

Nisur nga kjo situatë, gazetari sportiv shkodran i “Panorama Sport”, Admir Uruçi  kontaktoi dje në mbrëmje vetë Brdariçin, duke kërkuar një reagim nga ai për ecurinë e Vllaznisë, pasi që prej largimit të tij, ekipi nuk po arrin të fitojë.

Përgjigjja e gjermanit ishte e shkurtër, por jo pak thumbuese ndaj presidentit të Vllaznisë. “Duhet të pyesni Alban Xhaferin, jo mua. Më vjen keq, nuk mund të them asgjë më tepër për ecurinë e ekipit”, deklaroi shkurtimisht Brdariç.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img