Monday, November 25, 2024

(Intervista) I shënoi dy gola Vllaznisë me uniformën e Kastriotit. Edon Hasani, preferon rikthimin në shtëpi për të riveshur uniformën kuqeblu

Lexo

Dy golat e shënuar të hënën në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj skuadrës së zemrës Vllaznia, ku u lind dhe u rrit si futbollist do të mbahen mend gjatë për Edon Hasanin dhe jo vetem, sepose jehona e këtyre golave mori vemendje maksimale në opinionin sportiv. Sidomos, ai i dyti, që për nga mënyra e realizimit, përmes një goditje distance që përfundoi në trekëndëshin e sipërm të portjerit Zogoviç, shikohet rrallë në stadiumet tona.

Golat e tij i dhanë fitoren Kastriotit, skuadrës me të cilën po luan këtë sezon futbollistik. Ai bëri detyrën duke i shërbyer skuadrës krutane, aty ku edhe paguhet, por në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, Hasani thotë se do të kishte pasë dëshirë t’i shënonte me uniformën e Vlllaznisë. Madje, ai nuk nguroi ta shprehë publikisht se preferon të rikthehet në shtëpi për të luajtur për Vllazninë.

Edon, sa herë që luani kundër Vllaznisë nuk i keni fshehur emocionet, por këtë herë shënuat dy gola dhe e mundët ish-ekipin…

Po, është e vërtetë. Sa herë luaj në këtë stadium kam shumë emocione. Kam veshur këtë fanellë dhe jam shkodran. Vllaznia është ekipi i zemrës, por në këtë ndeshje më shumë i lumtur jam për tri pikët, paçka se më kënaq edhe fakti që shënova dy golat e parë për këtë sezon.

Mund ta quajmë golin më të bukur të karrierës atë që shënuat në portën e Vllaznisë?

Është një nga më të bukurit. Më vjen keq që i shënova Vllaznisë, por jemi profesionistë dhe bëjmë punën dhe më të mirën aty ku paguhemi.

Festuat vetëm te goli i dytë…

Në të parin nuk festova, por te i dyti nuk e mbajta dot përbrenda. S’kam asgjë me Vllazninë, thjesht ishin emocione.

Janë një sinjal këta gola për një rikthim të mundshëm te Vllaznia?

Unë jam në shtëpinë time këtu. Pastaj, nuk jam i vjetër, kam ende për të dhënë. Pse të mos kthehem sërish te Vllaznia. Gjithsesi, në këto momente objektivi është të shpëtojmë Kastriotin. Pasi të realizojmë këtë mision, atëherë do të mendojë për tëardhmen.

Pas rezultatit 1-0, e menduat përmbysjen?

Normalisht që e kishimmenduar se mund t’i ndëshkonim dhe ishim përgatiturpër të reaguar. Kemi besuarderi në fund dhe morëm njëtrepikësh me shumë vlerë.

Prisni tashmë një rikthimte vitet tuaja më të mira?

Besoj se po. Kam ende përtë dhënë.

Patët pak polemika medisa tifozë?

Më vjen keq që ndodhin, pasi unë jam në shtëpinëtime. Disa tifozë më ofenduan pa e kuptuar pse. Unëbëj detyrën me ekipin kuluaj, jam shkodran, por sot bëj pjesë në një ekip tjetër. Më vjen keq edhe për këtëpjesë.

Disa shkodranë te Kastrioti…?

Janë lojtarë me shumëcilësi, si Karakaçi dhe Zogaj. Edhe sot (dje) e treguan veten. Kundër Vllaznisë ne i japim vetes edhe më shumëpër t’i dhënë një farë sinjaliedhe klubit që jemi edhe ne.

Kjo ishte një fitore që ju jep shumë shanse për mbijetesën apo e shikoni më të vështirë fazën e katërt?

Normalisht që na rrit besimin, por duhet të rrimëme këmbë në tokë. Nësevazhdojmë kështu, sigurisht që do t’ia dalim.

Cili është ndryshimi mëi madh te Kastrioti?

Ka ndryshuar gjithçka që kur ka ardhur trajneri Çela. Gjërat i kemi të qarta.Edhe kur Vllaznia na shënoi, ne duhej të qëndronim në ekuilibër.

Çfarë i thatë trajnerit Elvis Plori në fundin e ndeshjes?

Më vjen keq për Plorin,sepse u mërzit pak. Më pyeti pas ndeshjes: “Si takapi…”.

Cilin ekip do të zgjidhnit për vazhdimin e karrierës mes Vllaznisë dhe Tiranës?

Normalisht Vllazninë,pasi është ekipi i zemrësdhe këtu jam rritur.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img