Java e 28-të e Superligës është projektuar të luhet në fundjavë. Fillimisht u planifkuar që 5 ndeshjet e kësaj jave të luhen në dy ditë, të shtunën dhe të dielën, por tashmë axhenda ka ndryshuar. “Finalja” e mbijetesës, Dinamo-Kastrioti ishte menduar të luhej ditën e shtunë në orën 13:45 në Rrogozhinë, por blutë e kryeqytetit nuk kanë pranuar dhe kanë bërë një kërkesë në FSHF-së.
Dinamo kërkon ta luajë këtë ndeshje të rëndësishme në Elbasan, aty ku ka luajtur pothuajse të gjitha ndeshjet si pritëse dhe me shumë mundësi kjo kërkesë do të pranohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Duke parë që ditën e shtunë do të jetë Partizani që do të luajë në “Elbasan Arena”, Sektori i Garave pritet të vendos që ndeshja Dinamo-Kastrioti të luhet ditën e hënë në orën 16:45.
Superliga, java 28-të:
E shtunë, 9 prill 2022
16:45 Vllaznia – Laçi (Shkodër)
16:45 Partizani – Teuta (Elbasan)
E diel, 10 prill 2022
13:45 Kukësi – Egnatia (Kamzë)
16:45 Skënderbeu – Tirana (Korçë)
E hënë, 11 prill 2022
16:45 Dinamo – Kastrioti (Elbasan)