Tuesday, May 14, 2024

(Video)Futboll Femra-Prag Belgjika, flet shkodrania Alma Hilaj që luan në Itali me FC Como Women

Lexo

Kombëtarja shqiptare e femrave është duke u përgatitur për dy sfidat e radhës zyrtare ndaj Belgjikës e Armenisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”. Skuadra kuqezi janë grumbulluar që prej ditës së diel në kompleksin “Tropikal” në Durrës dhe vijon seancat stërvitore duke u përgatitur me intensitet për ndeshjet, teksa të gjithë vajzat e grumbulluara janë në formë të mirë dhe për momentin nuk ka probleme fizike.

Pjesë e këtij grumbullimi është edhe mesfushorja shkodrane Alma Hilaj, e cila aktivizohet në Itali me skuadrën e FC Como Women. Në një prononcim për Fshf.org ajo vlerëson atmosferë në skuadër dhe shpreh bindjen se Kombëtarja do të bëjë gjithçka për një paraqitje sa më të mirë ndaj Belgjikës.

“Jam shumë e lumtur që jemi rikthyer në grumbullim së bashku me vajzat. Skuadra është në gjendje të mirë, jemi në ditën e dytë të grumbullimit dhe po përpiqemi të përgatitemi në mënyrën e duhur fillimisht për ndeshjen e parë ndaj Belgjikës, që të bëjmë një paraqitje sa më të mirë. Mendoj se kemi një grup shumë cilësor lojtaresh dhe ndihemi shumë mirë kur luajmë së bashku”, – thotë Alma Hilaj.

Sa i përket ndeshjes së dytë me Armeninë, mesfushorja kuqezi beson shumë se Shqipëria e femrave do të përsërisë atë sukses në ndeshjen e parë në Tiranë të tetorit me përfaqësuesen kuqezi që fitoi me shifrat 5-0.

“Në ndeshjen e parë në Tiranë kemi bërë një paraqitje shumë të mirë. Besoj edhe në ndeshjen e kthimit do të bëjmë të njëjtën paraqitje dhe për këtë arsye po përgatitemi shumë dhe e kemi marrë shumë seriozisht këtë sfidë. A mund të lëmë dy skuadra pas në renditje? Unë mendoj se kjo gjë mund të arrihet, pasi kemi një grup shumë të mirë dhe besoj se mund të arrijmë më shumë. Do të ishte tejet pozitive dhe një arritje e madhe nëse arrijmë të lëmë pas nesh dy skuadra në renditje”, – thekson Hilaj në prononcimin e saj.

Sfida e parë e vajzave kuqezi do të jetë ndaj Belgjikës më 7 prill në stadiumin “Elbasan Arena” dhe pesë ditë më vonë, përfaqësuesja shqiptare do të luajë në transfertën e Armenisë.

(Video: Prononcimi i futbollistes së kombëtares, Alma Hilaj, në pragndeshjen me Belgjiken)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img