Ka filluar dje me dy çiftet Kastrioti-Kukësi dhe Egnatia-Tirana, Abissnet Superiore vijon me tre ndeshjet e tjera të ditës së sotme duelet e tjera fitoi 0-3, Laçi – Dinamo, Partizani – Skënderbeu dhe Teuta – Vllaznia.
Të gjitha kanë rëndësitë e tyre në lidhje me pozitat që kanë në tabelën e klasifikimit, qoftë për kreun apo mbijetese, por natyrisht që dueli do të luhet në “Niko Dovana” në mes Teutës vendase dhe Vllaznisë mysafire merr vemendjen më të madhe në opinionin sportive.
Pas kualifikimit në finale e Kupës së Shqipërisë, në kampin kuqeblu ka entuziasëm për të ecur tashmë me të njëjtin ritëm edhe në kampionat. Humbja e djeshme e Kukësit të vendit të tretë në kampionat, krijon shansin më të mirë për kuqeblutë që me një fitore në Durrës të kapin vendin e tretë. Shans ky që vlen edhe për Partizanin, i cili në fakt është aktualisht në vendin e katërt me një pikë më shumë sesa Vllaznia e vendit të pestë.
Por, nga ana tjetër, për një vend në Europë synon edhe Teuta, e cila pas eleminimit në Kupë kërkon të rikoperojë në kampionat. Ndonëse është më larg sesa Vllaznia e Partizani, me një fitore të mundshme sot ndaj Vllaznisë, durrsakët do të merrnin një bonus shumë pozitiv për këtë objektiv.