Tuesday, April 30, 2024

Tekniku Plori, uroj të ketë fat me një fitore për Pashkë, ndërkohë tifozët “Vllaznit Ultras”, dhurojnë ndihma për familjet në nevojë

Lexo

Gjatë konferëncës për shtyp të pragndeshjes, Teuta-Vllaznia, trajneri i kuqeblu, Elvis Plori u shpreh se  shpresonte që në sfidën që do të luante ndaj Teutës ditën e dielë që është edhe festa e Pashkës për besimtarët katolikë, ta ndihmonte për një fitore ndaj durrsakëve vendas.

Ndërkohë, qënë se jemi në atmosferën e festës së Pashkës, grupimi i tifozëve shkodranë, Vllaznit Ultras, kanë marrë një inisiativë për të shpërndarë ndihma në disa familje në nevojë për këtë ditë madhe, që kryesisht në Shkodër dhe rajonin verior festohet tradicionalisht prej shekujsh.

“Shok dhe miq ju urojme nga zemra gezuar Pashket.
Vllaznit Ultras menduan qe per 4 familje ne nevoje kto Pashke te ishin pak ma ndryshe,duke ju dhuru nje shporte simbolike me ushqime dhe shum dashuri te madhe per njerzit dhe qytetin tone.
Zoti ju bekofte”, është postimi i grupimit “Vllaznit Ultras” në rrjetin social, FB.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img