Sunday, November 24, 2024

Vllaznia, dominuese e futbollit të femrave në Shqipëri. Krahas Superligës, futbollistet kuqeblu kryesojnë edhe Kampionatin U-16

Lexo

Futbolli i femrave në Shqipëri dominohet tërësisht nga Vllaznia e Shkodrës. Një arritje kjo që e ka bazën tek menaxhimi perfekt që i bën prej vitesh presidenti Lazër Matija dhe stafi i tij.

Krahas ekipit të parë të drejtuar nga trajneri Nikolin Leka që kryeson Kampionatin e Superligës, të njëjtë gjë po e bën edhe ekipi U-16. I drejtuar nga dy futbollistet e ekipit të parë, Luçije Gjini dhe Esmeralda Franja, të cilat janë të liçensuara edhe si trajnere, Vllaznia U-16, kryeson renditjen e grupit A me 13 pikë pas 5 javëve, ndërsa me një pikë më pak në vendin e dytë renditet skuadra e Teutës.

Përpos ekipit të aprë si dhe atij U-16, Vllaznia e futbollit të femrave ka formuar edhe ekipet e tjera zinxhir të moshave më të vogla, të cilatsë bashku me atë U-16 janë një garanci e sigurtë e së ardhmes së futbollit të femrave në Shkodër.

Kampionati Kombëtar i futbollit të femrave U-16 vijon normalisht aktivitetin që prej 26 shkurtit të këtij viti në të parin kampionat të organizuar në Shqipëri për këtë grupmoshë.

Në grupin B, është Apolonia e Fierit që ka marrë 5 fitore në këto 5 javë të luajtura, ndërsa në vendin e dytë renditet skuadra e Skënderbeut me 9 pikë, por ka një ndeshje më pak në kampionat.

Futbolli i femrave është një nga prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare të Futbollit, që po i jep vëmendjen e duhur për ta zhvilluar dhe rritur më shumë këtë futboll në vendin tonë.

Pas përfundimit të kampionatit, dy ekipet e renditura më mirë në secilin grup do të kalojnë në fazën play-off, ku do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale dhe në fund finalja që do të përcaktojë edhe kampionen e parë të këtij sezoni për këtë grupmoshë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img