Shqipëria humbet 2-1 me Finlandën në transfertë/ UEFA Nations League

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja shqiptare luajti sot ndeshjen e tretë të grupit C1 në UEFA Nations League ndaj Finlandës. Në stadiumin “Helsinki Olympic Stadium”, kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 2-1.

Trajneri Rolando Maran e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Etrit Berisha (GK), Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti (C), Ardian Ismajli, Mario Mitaj, Stavro Pilo, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Rey Manaj.

Shqipëria e nisi shumë mirë ndeshjen dhe zhvilloi një pjesë të parë të mirë deri në minutën e 22-të, kur mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Etrit Berishës.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh që në minutën e 4-t me Rey Manajn, pas krosimit të Asllanit nga këndorja, ndërsa Finlanda barazoi në minutën e 26-të me Valta.

Pavarësisht inferioritetit numerik, Shqipëria u mbrojt mirë dhe e mbylli pjesën e parë në barazim 1-1.

Në pjesën e dytë, Finlanda shfrytëzoi epërsinë numerike dhe ushtroi presion të vazhdueshëm, ndërsa Shqipëria u përpoq të mbrohej dhe të rrezikonte me kundërsulme.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img