Vllaznia-Skënderbeu, takim i vlefshëm për javen e 31-të të Abissnet Superiore, ka nisur në këto momente në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Ndonëse, e lehtë në letër duke pasë parasysh situatën shumë të rënduar në kampin korçar, skuadra e të cilit gjendet në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit dhe me shpresa shumë të pakta për mbijetese, Vllaznia e ka vlerësuar maksimalisht këtë përballje.
Tre pikët e mundshme në sfidën e sotme janë shumë të rëndësishme për skuadrën kuqeblu, pasi në rast të kundërt, Partizani i vendit të tretë dhe Kukësi i vendit të katërt, bëhen të vështirë për t’u kapur në luftën dhe rivalitetin që ekziston mes këtyre tre skuadrave për një vnd në Europë.
Njihuni me formacionet zyrtare që trajnerët, Elsis Plori i Vllaznisë dhe Skënder Gega i Skënderbeut kanë përzgjedhur për këtë ndeshje.
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Hakaj, Bulatoviç, Jonuzi, Heriç, Mustedanagiç, Latifi, Hoxhaj, Aralica.
Trajner: Elvis Plori
SKËNDERBEU: Rexhepi, Zguro, Shehi, Sadriu, Frashëri, Zhan Viktor, Moraesh, Dumfur, Vangjeli, Mara, Mensah.
Trajner: Skënder Gega