Monday, November 25, 2024

Ramadani flet për skandalin: “Jam sharë dhe ofenduar nga Çela gjatë lojës, presion i madh para nisjes së ndeshjes”

Lexo

Kastrioti arriti të marrë fitoren e 7-të radhazi në Superligë. Skudra krutane mposhti me përmbysje 2-1 Egnatian. Vendasit shënuan me Hasanin dhe Grecën, ndërsa Egnatia shënoi me Pedro, ndërsa Krasniqi humbi penallti. Në fund të takimit, trajneri i Egnatias, Ramadani u shpreh:

Rezultat që u vendos nga episode, si humbja e penalltisë: “E dinim që do ishte një ndeshje e vështirë, një fushë shumë e vështirë për të luajtur futboll. E kishim analizuar mirë kundërshtarin dhe bëmë shumë gjëra pozitive, kishim avantazhin, kishim dhe mundësinë e penalltisë, por e humbëm. Luajtëm mirë dhe me shumë me mend dhanë maksimumin, por këtu ndikoi edhe një episode në fillim, pati ofendime dhe presion të paparë, Pedros i vunë thonjtë në fyt. Unë mendoj se me ofendimet e kolegut tim ti vijë turp. Ndodhi gjatë sfidës, por unë nuk jam në nivelin e tij, e di që jam I huaj por jam dhe pak shqiptar dhe e kuptoj të gjithën.”

Mendoj se nuk arritëm të fitonim topin e dytë dhe ky topi i dytë na ndëshkoi sot. Rastet e humbura? Mendoj se Delgarge kishte një shtyll dhe një rast në pjesën e dytë. Futbolli prandaj është interesant pasi nuk fiton gjithmonë ai që luan më mirë. Delarge ishte mbi peshë kur erdhi, por tani ka ardhur në formën e tij më të mirë, ndërsa sot nuk kishte as fatin me vete”, u shpreh Ramadani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img