Thursday, November 14, 2024

(Pas ndeshjes) Barazoi 0-0 me Vllazninë 0-0, trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli, i kënaqur me skuadrën e tij

Lexo

Pas një seri rezultatesh negative, Dinamo arriti të marrë një barazim të merituar ndaj Vllaznisë në “Elbasan Arena”. Një barazim, që me rastet që iu krijuan, sidomos ato të pjesës së parë, mund të ishte edhe fitore për Dinamon. Duke folur për Supersport pas ndeshjes, tekniku italian Rodolfo Vanoli, shprehet i kënaqur me lojën që paraqiti skuadra e tij.

“Që kur kam ardhur unë klubi ka pasur paraqitje te mire, nuk kemi pasur fat. Më kujtohet episodi i penalltisë se humbur kundër Tiranës, kemi pasur gabime individuale. Këto gjera ndodhin në një skuadër me lojtar të rinj, është normale.

Formacioni është gjithmonë i njëjti për mua ,mangësia ishte qe nuk ishin mësuar me këtë përqendrim. Ata qe hynë sot nuk na ndihmuan, përkundrazi na vendosën në vështirësi.Ata qe hyjnë duhet te bëjnë diferencën, ne përpiqemi te fitojmë dhe prandaj fusim sulmues. Ndoshta ky është limiti ynë.

Me lumturon rritja e grupit , rezultatet nuk me kënaqin. Unë nuk kam ardhur që të mbyll ketë kampionat kam ardhur te sjell një filozofi tjetër. Me kalimin e kohës do te shihet rritja e lojtareve te rinj.

Ne kemi një projekt preciz. Nëse është një projekt ne mes duhet dhënë koha për realizimin e tij. jam i bindur qe këta lojtar mund te ecin shume përpara.Të rinjtë e Laçit me kanë impresionuar. Disa vite nuk ishin ne këtë nivel tani kane arritur nivelin për të luajtur ne Kombëtare. Është shembulli sesi duhet punuar.

Që kur kam ardhur kam pasur gjithmonë besim. Nuk demoralizohem kur humb, por as nuk me zë euforia kur fitojë. Ja përkushtoj gjithë qenien time klubit.”, përfundoi italiani i pankinës dinamovite, Rodolfo Vanoli.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img