Monday, May 13, 2024

(Pas ndeshjes) Dinamo-Vllaznia 0-0. Plori: Ishte goditje për ne, duke e ditur se luajmë me Dinamon e fundit në renditje!

Lexo

Barazimi 0-0 me Dinamon, skuadrën e fundit në renditje nuk është përjetuar aspak mirë në kampin kuqeblu. Një barazim i peërkthyer në humbje, pasi dy pikët e humbura sot, mund të peshojnë rëndë në pikëzimin e renditjes Europiane. Shqetësimin e këtij rezultati e ka ndjerë jo pak edhe vetë trajneri shkodran Elvis Plori.

“Të them e brishtë, nuk është fjala e duhur. Ka të bëjë edhe cilësia, se duhet të jetë më e lartë me kaq shumë raste të humbura. Duhet të heqim presionin se janë lojtarë profesionistë dhe këtu bëhet ndryshimi mes sulmuesve që shënojnë e jo. Kemi pasur raste flagrante që duhej të finalizoheshin, nëse nuk shënon, normalisht nuk e fiton ndeshjen.

Duhet të flas në mënyrë teknike sa i përket ndeshjes. Rasti është në dorën e gjyqtarëve dhe VAR, ata justifikojnë sikur ka qenë dora e pavullnetshme por unë mendoj se është penallti.

Mendoj se kjo ndeshje ishte pak ndryshe se barazimet e tjera. Nuk është se nuk luftuam deri në fund dhe shpesh në tranzicion negativ u gjendëm të pozicionuar keq, tregon se donim të fitonim ndeshjen. Por mundësitë që na u dhanë, ndoshta pasimi i fundit nuk ishte ai i duhuri. Kishim 3-4 raste në fundore, sulmuesit pritnin të shtynin topin në rrjetë e pasimi mungoi. Këto gjëra bëhen bashkë e nuk fitojmë ndeshjen. Ishte goditje për ne, duke e ditur se luajmë me Dinamon që është në fund e shpresojmë të futemi nga kampionati në Europë. Them se nuk kemi bërë mirë.

Gjurgjeviç e Latifi nuk ishin në fushë, nëse të mungojnë dy lojtarë që mund të shtyjnë topin në rrjetë, alternativat nuk janë të plota. Unë nuk ankohem asnjëherë, por kur Aralica u ndje i lodhur në fund, nuk kisha sulmues në gjendje e ndoshta shkoi ndeshja kështu”, u shpreh pas ndeshjes në lidhjen direkte me Supersport, trajneri kuqeblu Elvis Plori .

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img