Friday, September 20, 2024

Formula 1 – Max Verstapen fiton Çmimim e Madh tw Miamit

Lexo

Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Miamit, raundin e pestë të sezonit të Formula 1. Piloti i Red Bull parakalon Carlos Sainz në xhiron e parë dhe menjëherë pas kësaj kalon edhe Ferrarin tjetër, atë të Charles Leclerc. Një makinë sigurie në pistë, për shkak të një aksidenti midis Norris dhe Gasly rreth 15 xhiro nga fundi, kërcënoi të riorganizojë mundësitë në këtë garë. Megjithatë, holandezi mbrojti pozicionin e tij dhe kaloi i pari vijën e finishit.

Kompletojnë podiumin dy makinat Ferrari, me Leclerc dhe Sain, të cilët në përgjithësi nuk kanë keqardhje të madhe dhe mund të konsiderohen të kënaqur me fundjavën edhe pse mund të prisnim diçka më shumë pas kualifikueseve.

Në Top 5 janë gjithashtu dhe Perez (Red Bull) e Russell (Mercedes), i cili i parapru shokut të skuadrës, Lewis Hamilton. Në zonën e pikëve edhe Bottas (Alfa Romeo), Ocon dhe Alonso (Alpine) dhe Albon (Williams).

Renditja finale:

La classifica finale

  1. Verstappen (Red Bull)
  2. Leclerc (Ferrari)
  3. Sainz (Ferrari)
  4. Perez (Red Bull)
  5. Russell (Mercedes)
  6. Hamilton (Mercedes)
  7. Bottas (Alfa Romeo)
  8. Alonso (Alpine)
  9. Ocon (Alpine)
  10. Albon (Williams)
  11. Ricciardo (McLaren)
  12. Stroll (Aston Martin)
  13. Tsunoda (AlphaTauri)
  14. Latifi (Williams)
  15. Schumacher (Haas)

U tërhoqën:

  1. Magnussen (Haas)
  2. Vettel (Aston Martin)
  3. Gasly (AlphaTauri)
  4. Norris (McLaren)
  5. Zhou (Alfa Romeo)
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img