Monday, November 25, 2024

Gara për Europën dhe luftë për mbijetesën, 3 ndeshjet e Superligës që luhen sot

Lexo

Do të luhen ditën e sotme 3 ndeshjet e radhës në Superligë për javën e 33-të. Sfida të rëndësishme dhe përballje direkt për mbijetesën dhe Europën. Teuta-Egnatia dhe Dinamo-Skënderbeu janë dy takimet e para që do të luhen në orën 16:45.

Në Durrës, vendasit do të kërkojnë të largohen përfundimisht nga zona “Play Out”, ndërsa Egnatia do të kërkojë të ngushtojë diferencën prej 6 pikësh. Në Kamzë, Dinamo dhe Skënderbeu luajnë shanset e fundit për mbijetesë dhe të dyja ekipet kanë nga 24 pikë në renditje.

Sfida tjetër është ajo mes Vllaznisë dhe Kukësit. “Finalja” për Europën do të luhet në “Loro Boriçi” e do të nisë në orën 19:45. Që të dyja ekipet janë me nga 46 pikë në renditje dhe me një fitore sot, do të hidhnin një hap drejt Europës.

Java e 33-të e Superligës

Teuta-Egnatia Ora 16:45

Dinamo-Skënderbeu Ora 16:45

Vllaznia-Kukësi Ora 19:45

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img